Nek dhe Il Volo, në mesin e pjesëmarrësve në Festivalin e Sanremos

21 Dhjetor, 2018 - 9:55 am

Në Sanremo – Festivalin e madh të muzikës në Itali, këtë vit do të rikthehen emra të mëdhenj dhe të njohur për muzikën italiane dhe botërore.

Mbrëmë janë prezantuar edhe këngëtarët e radhës që do të këndojnë në finalen e Sanremos.

Në këtë listë shohim këngëtarin e njohur Italian Nek. Nek rikthehet në Sanremo, ndërsa së fundmi në vitin 2015-të ai u radhit në vendin e dytë në festival.

Il Volo, grupi i djemve që përfaqësuan Italinë në Eurovizion në vitin 2015-të do të kthehen në këtë garë poashtu, me këngën “Musica che resta”.

Italia gjithmonë ka sukses në Eurovizion ndërsa Sanremo ka një strukturë shumë të rreptë për të zgjedhur fituesin në këtë garë të madhe.

Këngëtarët tjerë të festivalit do të bëhen të ditur ditëve në vazhdim.

Festivali zyrtarisht mbahet me 5,6,7,8 dhe 9 shkurt të vitit 2019-të. / KultPlus.com

Të ngjajshme