Nesër jepet shfaqja ‘Concerto Con Brio&Untitled’ e Baletit Kombëtar

8 Qershor, 2022 - 3:30 pm

Nesër (9 qershor) jepet shfaqja “Concerto Con Brio&Untitled” nga Baleti Kombëtar i Kosovës në Teatrin Kombëtar.

Shfaqja dy pjesëshe e cila është punuar nga koreografët Yannick Boquin dhe Siner Gonenc, është shfaqje e baletit klasik me muzikë të D.Shostakovich dhe W.A.Mozart.

Ndërthurja e muzikës së dy gjenive të artit muzikor, më lëvizjet e balerinëve te Baletit Kombëtar të Kosovës, krijon atmosferë mbresëlënëse.

Shfaqjen do të keni mundësi ta shihni me fillim në ora 20:00./ KultPlus.com

Të ngjajshme