Nesër, shënohet dy vjetori i përkujtimit për Violeta Rexhepagiqin

15 Prill, 2022 - 2:54 pm

Në shënim të dy vjetorit të ndarjes nga jeta të këngëtares Violeta Rexhepagiqi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës Alternative-Defy Them, organizojnë mbrëmjen përkujtimore për këngëtaren.

 Ngjarja përkujtimore mbahet në hapësirat e Qendrës Defy Them (ish Strehimorja), Rr. “Mehmet Gradica”, Nr. 2, Bregu i Diellit, Prishtinë, nesër më 16 prill, duke filluar prej orës 20:30. / KultPlus.com

Të ngjajshme