‘Netët pa ty më janë të gjata dhe pa fund, ngjaj udhëtarit qe ecë dhe s’mrrin askund’

25 Tetor, 2021 - 10:28 pm

Grupi “Minatori”, është një ndër grupet më të pëlqyera nga publiku shqiptar, këngët e të cilit dëgjohen përherë me nostalgji të madhe.

Këngët e këtij grupi i kanë rezistuar kohës dhe dëgjohen edhe në ditët e sotme, shkruan KultPlus.

Një ndër to është edhe kënga “A thua ëndërr ishte ti”.

Më poshtë KultPlus ua sjell videon dhe tekstin e këngës “A thua ëndërr ishe ti”.

A thua ëndërr ishe ti

Ne mendjen time,
shpaloj kujtimet një nga një,
dhe në njërën nga to,
e gjej tregimin për ty,
a thua ku je ti? a thua ënderr ishe ti?

Hej, më mundon kujtimi për ty,
netët pa ty më janë të gjata dhe pa fund,
i ngjaj udhëtarit që ecë dhe s´mrrin askund,
a thua ku je ti? a thua ënderr ishe ti?

Hej, më mundon kujtimi per ty,
më mundon ky kujtim kur më bie ndërmend,
se ishe ti në shpirtin tim,
ky kujtim më mundon kur më bie ndërmend,
se të kaluarës i takon,
më mundon ky kujtim kur më bie ndërmend,
se ishe ti në shpirtin tim,
ky kujtim më mundon kur më bie ndërmend,
se të kaluarës i takon

Netët pa ty më janë të gjata dhe pa fund
 ngjaj udhëtarit qe ecë dhe s’mrrin askund
a thua ku je ti? a thua ëndërr ishe ti?

Hej, me mundon kujtimi per ty,
më mundon ky kujtim kur më bie ndërmend,
se ishe ti në shpirtin tim,
ky kujtim më mundon kur më bie ndërmend,
se të kaluarës i takon,
më mundon ky kujtim kur më bie ndërmend,
se ishe ti në shpirtin tim,
ky kujtim më mundon kur më bie ndërmend,
se të kaluarës i takon
hej, me mundon kujtimi per ty!. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme