Nga Elvana Gjata deri te Robert Berisha, këto janë këngët pjesëmarrëse për në Eurovision

9 Dhjetor, 2019 - 1:54 pm

Këngët pjesëmarrëse për në Festivalin e Këngës në RTSH janë lansuar në kanalin YouTube dhe interesimi i publikut për t’i dëgjuar është i madh, shkruan KultPlus.

Elvana Gjata e Arilena Ara janë dy emrat pretendentë për të fituar në këtë festival por pjesëmarrësit janë të shumtë.

Elvana Gjata, Tiri Gjoci, Arilena Ara, Olta Boka, Eli Fara dhe Stresi, Gena, Kamela Islamaj, Era Rusi, Bojken Lako e Robert Berisha, janë disa nga emrat që i janë futur kësaj gare.

Fituesi i këtij festivali shkon automatikisht në Eurovizion.

Të gjithë po i presin netët finale për të kuptuar se kush do të fitojë në festival dhe kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

KultPlus ju sjell këngët pjesëmarrëse. / KultPlus.com

Të ngjajshme