Nisin votimet e grupeve OGAE për këngët e Eurovizionit

30 Mars, 2019 - 10:00 am

Kanë nisur dje votimet e grupeve amatere të Eurovizionit.

OGAE – Organisation Générale des Amateurs de l’Eurovision janë grupe të formuara në shtetet që marrin pjesë në Eurovizion, përbërë nga fansa të festivalit, që çdo vit para festivalit japin pikët e tyre dhe parashikojnë finalistët por edhe fituesit e Festivalit Evropian të Këngës – Eurovizion.

Secili shtet e ka OGAE-n e vet dhe votimet nga këto grupe kanë nisur dje.

Armenia ka qenë e para që ka treguar pikët, duke i dhënë 12 pikët maksimale këngës nga Holanda, dhjetë pikë italianëve dhe tetë pikë këngës nga Zvicra, shkruan KultPlus.

Sot, Shqipëria pak minuta më parë ka dhënë votimin e saj, që është pikërisht i ngjashëm me atë të Armenisë.

Votimi do të vazhdojë me 44 grupet OGAE nga Evropa, ndërsa Eurovizioni këtë vit mbahet në fillim të muajit maj në Izrael. / KultPlus.com

Të ngjajshme