Një nga këngëtarët më të mirë të të gjitha kohërave – John Lennon

9 Tetor, 2022 - 11:52 am

John Winston Ono Lennon lindi më 9 tetor 1940. Ishte muzikant anglez i zhanrit rok, tekst-shkrues, autor, dhe aktivist paqe që ka marrë famë në mbarë botën si njëri nga anëtarët themelues të ‘The Beatles’.

Me Paul McCartney, John Lennon formoi një nga partneritetet tekstshkrues më me ndikim dhe më të suksesshëm të shekullit XX. Ai është i renditur nga Billboard si tekstshkruesi i dytë më i mirë pas McCartney.

Ai kishte emrin e presidentit Churchill, një djalë i lindur në Liverpool, në Luftën e Dytë Botërore. Mamaja e tij Xhulia, siç thoshte ai, i jepte arsye për të jetuar. Por, kur prindërit e tij, Xhulia dhe Alfred Lennon u divorcuan, ai shkoi të jetonte me tezen e tij.

Ai ishte me nota të mira në mësime, por me vdekjen e xhaxhait të tij Xhorxh, ai filloi të ndryshonte. Gjatë asaj kohe ai kishte formuar bandën “The QuarryMen” me shokët e tij të fëmijërisë.

E dashura e tij Synthia, më vonë u bë gruaja e tij dhe me të lindi 1 djalë, Xhulianin, (Emri iu vu për nder të nënës së tij, Xhulias, pak kohë pasi vdiq.) Më vonë ai u nda nga Synthia dhe u lidh me artisten japoneze Yoko Ono.

Lennon zbuloi një natyrë rebele dhe të ashpër në muzikën e tij, në film, në libra, në konferenca shtypi dhe intervista. Ai ishte kundërshtues përmes punës së tij si aktivist paqe, së bashku me gruan e tij Yoko Ono. Pas suksesit me ‘The Beatles’, Lennon gëzoi një solo karrierë të suksesshme me albumet si ‘John Lennon/Plastic Ono Band’ dhe ‘Imagine’ dhe këngë të tilla si “Give Peace a Chance” dhe “Imagine”.

Pas një vetë imponimi për të dalë në pension për të rritur djalin e tij Sean, Lennon rishfaqet me albumin ‘Double Fantasy’, por u vra më pak se një muaj pas lëshimit të albumit, album i cili në vitin 1981 fitoi ‘Grammy Award for Album of the Year’.

John Lennon u vra mbrëmjen e së hënës, më 8 dhjetor 1980. Ai u qëllua dhe u vra nga Mark David Chapman në arkën e Dakotës, në Nju Jork.

Lennon sapo ishte kthyer nga Record Plant Studio me gruan e tij, Yoko Ono. Pasi mori katër plagë të mëdha, Lennon vdiq pas mbërritjes në Spitalin Roosevelt. Pak pasi stacionet e lajmeve lokale raportuan për vdekjen e Lennon, turmat u mblodhën në Spitalin Roosevelt dhe përpara Dakotës.

Chapman u deklarua fajtor për vrasjen e Lennon dhe u dënua me burgim për 20 vjet.

Në vitin 2002, të anketuarit në një sondazh të BBC për 100 Greatest Britons votuan Lennon-in të 8-in. Në vitin 2004, revista Rolling Stone e renditi Lennon-in të 38-in në listën e “The Immortals: The Fifty Greatest Artists of All Time” (The Beatles qenë të parët).

Ai gjithashtu u rendit këngëtari i pestë më i mirë i të gjitha kohërave nga Rolling Stone në vitin 2008. / KultPlus.com

Të ngjajshme