“No Borders Orchestra” performon nesër te Lumbardhi

29 Korrik, 2019 - 1:15 pm

Duke u bazuar në turneun e suksesshëm te verës 2018, ansambli i No Borders Orchestra i shoqëruar nga perkusionet dhe elektronika, niset ne verën e vitit 2019 me një turne tjetër ndërkombëtar ne Ballkanin Perëndimor dhe ne Europë të quajtur B Matinee.

Ky projekt, emri i të cilit sugjeron fillime të reja, bashkon muzikën bashkëkohore klasike dhe kulturën e klubit, dhe përmban kompozime të reja nga pesë kompozitorët më emocionues të rajonit të Ballkanit: Darija Andovska nga Shkupi, Drinor Zymberi nga Prishtina, Davor Branimr Vincze nga Zagrebi, Danijel Zontar nga Sarajeva dhe Drasko Adzic nga Beogradi.

Këto kompozime të reja, bashkëkohore dhe eksperimentale janë frymëzuar nga Berghain, klubi i famshëm i Berlinit. Turneu i vitit 2019 B Matinee gjithashtu përkujton tridhjetë vjetorin e rënies së Murit të Berlinit dhe
feston shembjen e mureve midis muzikës klasike dhe klubeve. Duke komunikuar me tingujt bashkëkohor të techno-s, kompozitorët tanë kalojnë zhanret, duke kapërcyer kufijtë mes stileve të ndryshme të muzikës.
Rezultati është një tingull i ri dhe i freskët që nuk ka kufizime për të festuar shtigje dhe mundësi të reja.

No Borders Orchestra është i përbërë nga muzikantët më të mirë profesional nga çdo vend i Ballkanit Perëndimor. Misioni i tyre mbështetet në shtyllat e krijimit të një muzike të shkëlqyeshme dhe një ndërgjegjësimi
gjithëpërfshirës të shoqërisë. Si një brend i cilësisë, No Borders Orchestra mban kontratë regjistrimi me Universal Music me CD-në e saj të parë me titull “Hapja” e publikuar në vitin 2015 nga Deutsche Grammophon, brendi më prestigjioz në muzikën klasike.

Ky koncert dhe turne mbështetet nga Ministria e Jashtme Gjermane, RYCO dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur. / KultPlus.com

No Borders Orchestra Concert and Reception for All Participants To mark the 25th Anniversary of the EBRD, this year’s traditional Reception for All Participants featured a special performance by the No Borders Orchestra. The No Borders Orchestra (NBO) is a symphony orchestra comprised of professional musicians from all countries, religious and ethnic groups from across the Western Balkans region. Founded in 2011 by Artistic Director Premil Petrovi?, the orchestra has a dual social and artistic mission. NBO released its debut album “The Opening” with Universal Music/Deutsche Grammophon in May 2015.

Të ngjajshme