займ на карту онлайн потребительский кредит

‘O ti zemër njerëzore, pa dëgjoje zërin tim, fal se jeta është e shkurtër’

16 Janar, 2020 - 6:25 pm

Se dikur teksti kishte shumë rëndësi për një këngë dhe i jepte asaj jetë e mesazh, e dëshmon edhe kënga “Fal” e kënduar nga Ledina Çelo.

Një këngëtare me vokal të mahnitshëm, Ledina e solli para shumë vitesh këtë këngë me një videoklip.

Alqi Boshnjaku e ka shkruar këngën ndërsa muzikën e ka bërë Luan Zhegu.

‘Fal’ i përket historisë së muzikës së lehtë shqiptare ndërsa nuk ka vokal tjetër që ta mbulonte këngën kaq mirë sa Ledina.

Po e sjellim sonte këngën dhe tekstin e këngës, duke përçuar mesazhin e faljes njerëzore. / KultPlus.com

*

Iken jeta shpejt vrapon
dhe nje muaj duket çast
e si mundem te gezojme
jo te ndare, por vec se bashke

Sa e shkurter eshte kjo jete
themi shpesh tek bisedojme
por dikush ne sa na prek
ne çast e harrojme

Per nje fjale ashtu kot
prishet befas nje miqesi
dhe askush nuk i del zot
falja zhduket ne meri

Refreni :

O ti zemer njerezore
pa degjoje zerin tim
fal se jeta eshte e shkurter
se jeton dhe nje pendim
ndan dy njerez padrejtesisht
nje kapriço xhelozi
dhe pse duhen çmendurisht
falja ndalet ne kufi.

Të ngjajshme