“Paganini” shkodran fiton medalje e artë në konkursin botëror të Berlinit

10 Shtator, 2018 - 3:30 pm

Elvin Hoxha, violinisti i njohur me origjinë shqiptare, i cili cilësohet si një nga më të famshmit në botë, ka marrë çmimin e parë apo medaljen e artë në Konkursin Ndërkombëtar të Berlinit që është mbajtur më 5 shtator.

Ky është vetëm çmimi i fundit i artistit, i cili performon pa u ndalur në skenat më prestigjioze të të gjithë botës.

Elvini është i biri i Hajredin Hoxhës, një muzikanti nga Shkodra, pinjoll i një familje të njohur intelektuale, i cili jeton në Ankara ku është pjesë e Filarmonisë Republikane të Turqisë.

Një vit më parë, Hajredin Hoxha dhe i biri Elvini, dhanë një koncert madhështor në Shkodër ku performuan së bashku ajkën e këngëve qytetare shkodrane.

Elvin Hoxha është një nga talentet botërore të violinës dhe çmimi i marrë në Berlin është vetëm njëri prej të tillëve që fiton çdo vit.

Elvini, mamanë e ka me origjinë nga Azerbaxhani, presidenti i të cilit i ka dhënë “Paganinit” shkodran një medalje të rëndësishme, shkruan TeSheshi./ KultPlus.com

Të ngjajshme