Pas çmimit të Dua Lipës, në skenë ngjitet Bebe Rexha me performancë të mahnitshme

4 Nëntor, 2018 - 10:40 pm

Dua Lipa, ylli nga Kosova që po shndërrohet në një sensacion muzikor në botë, Dua Lipa sonte ka rrëmbyer çmimin “Best Pop” në MTV EMA, shkruan KultPlus.

Menjëherë pasi fjalëve të saj falënderuese dhe pranimin e çmimit, në skenë është ngjitur këngëtarja tjetër shqiptare Bebe Rexha me një performancë të mahnitshme.

E veshur ne të kuqe, e rrethuar me valltarët me rroba të bardha, ajo ka përcjellë një energji të jashtëzakonshme derisa ka interpretuar hitin e saj të ri “I’m a mess”.

Dua Lipa ka qenë e nominuar për katër çmime kurse Bebe Rexha për çmimin “Best song”. Po ashtu, atje është edhe këngëtari tjetër shqiptarë Ermal Meta.

“MTV EMA 2018” po zhvillohet në “Bilbao Exhibition Centre”, në Spanjë./ KultPlus.com

Të ngjajshme