Pas Rita Orës, këtë vit Dua Lipa në Berlin për çmimin ‘Bambi’

11 Nëntor, 2018 - 6:22 pm

Këngëtaret shqiptare vazhdojnë të jenë të suksesshme në skenën evropiane. Dua Lipa, Rita Ora e Bebe Rexha, janë të pranishme në shumë manifestime në mbarë Evropë dhe botë, derisa kanë fituar gjithashtu edhe shumë çmime ndërkombëtare.

Ylli botëror, Dua Lipa do të jenë e pranishme në ndarjen e çmimeve ‘Bambi’ në Berlin më 16 nëntor. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Gjermani, që është krenare për përfaqësimin e artisteve shqiptare.

“Para një viti në Berlin me rastin e ndarjes së Çmimit më prestigjioz medial “Bambi” publiku gjerman përjetoi magjinë skenike të shqiptares Rita Ora.Këtë vit radhën e ka shqiptarja tjetër e famshme. Të premten që vjen, me 16 Nëntor, në Berlin me rastin e ndarjes së çmimit Bambi para publikut gjerman do të shfaqet DUA LIPA!”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Të ngjajshme