Pianisti Kosti Deti debuton në TKOB me recital për piano

21 Dhjetor, 2022 - 11:30 am

Pianisti virtuoz Kosti Deti do të realizojë të parin koncert recital të tijin, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. I shkolluar brenda dhe jashtë Shqipërisë, Kosti Deti vjen nga një familje artistësh. Në Shqipëri ka qenë një nga studentët e prof. Nora Çashku, nderkohë që është diplomuar (Bachelor dhe Master) në Konservatorin “Giuseppe Tartini” në Itali.

Kosti Deti ka marrë vlerësime të shumta për interpretimin, virtuozitetin dhe origjinalitetin e tij dhe është cilësuar si “vullkani shqiptar” nga Constantino Bogino.

Aktualisht ndjek studimet e masterit të dytë në Piano Performancë nr Universitetin e Arteve dhe Muzikës në Vjenë  nën drejtimin e Profesor Markus Prause dhe njëkohësisht Mastërit në Muzikë Dhome nën drejtimin e prof. Denise Benda, prof. Jean Beers dhe prof.Evgeny Sinaisky.

Kosti Deti është fitues i 50 çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare në konkurse nëpër botë.
Nesër ai do të bëjë debutimin e tij në Sallën e Madhë të Teatrit te Operas dhe Baletit, të Tiranës./atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme