займ на карту онлайн потребительский кредит

Pse i duam kaq shumë këngët e dashurisë?

13 Qershor, 2020 - 10:00 pm

Të gjithë kanë një këngë të dashurisë, ose ndoshta dhjetëra të preferuara. Një këngë dashurie që të kujton fiksimin e parë, puthjen e parë, vallëzimi i parë në dasmë, kënga e ndarjes, ajo për dashuri jo reciproke ose për atë që të la.

Pse jemi kaq shumë të lidhur me këto këngë, duke i lënë të ngjyrosin ndjenjat dhe kujtimet tona të lumturisë dhe thyerjes së zemrës?

Sepse, sipas një eksperti të muzikës në Universitetin e Albertës, gjithmonë mund të procesoni ndjenjat tuaja me një këngë.

“Këngët e dashurisë janë për të rrëfyer ndjenjat,” thotë Brian Fauteux, një profesor ndihmës në Departamentin e Muzikës në UA, i cili studion muzikë popullore. “Ne të gjithë kemi një ide se çfarë është dashuria, dhe mund të jetë, dhe është e ngushëlluese të provojmë një ndjenjë në kulturën popullore. Muzika është një mënyrë e rëndësishme për t’u lidhur me të tjerët, për të shprehur ndjenjat dhe emocionet tona kur ne nuk mund të gjejmë fjalët e duhura për veten tonë”.

“Muzika na ndihmon të krijojmë atë listën personale të këngëve”. /KultPlus.com

Të ngjajshme