займ на карту онлайн потребительский кредит

Publikohet lista e parë e interpretuesve në ceremoninë e 62-të të “Grammy Awards”

10 Janar, 2020 - 8:58 pm

Akademia Amerikane për artin dhe shkencën diskografike e publikoi listën e parë të interpretuesve në ceremoninë e 62-të të “Grammy Awards”.

Billie Eilish dhe Melissa Viviane Jefferson e njohur më mirë si Lizzo do të performojnë për herë të parë në skenën e “Grammy”, ndërsa nga ana tjetër çifti i dashuruar Blake Shelton dhe Gwen Stefani do të performojnë për herë të parë në duet.

Image

CBS ende nuk e ka publikuar përzgjedhjen e këngëve, megjithatë, spekulohet se Blake Shelton dhe Gwen Stefani do ta këndojnë duetin “Nobody But You”.

Image

Çmimi “MusiCares Person” i vitit në ndarjen e çmimeve të sivjetme të “Grammy” do t’i jepet rok-bendit amerikan Aerosmith, i cili do ta performojë një miks të hiteve të tyre më të mëdha, ndërsa së shpejti do të dihen edhe emrat e shumë interpretuesve të tjerë.

Image

Nata më e madhe e muzikës, ceremonia e “Grammy Awards” 2020, do të mbahet më 26 janar. Këngëtarja Alicia Keys do ta udhëheqë programin. /koha.net/ KultPlus.com

Të ngjajshme