Qendra e Artit dhe e Kulturës Kombëtare ‘Margarita Xhepa’ në Itali feston 1 vjetorin, promovohen traditat shqiptare (VIDEO)

21 Shtator, 2020 - 5:52 pm

Natën e mbrëmshme në Asti të Italisë, Qendra e Artit dhe e Kulturës Kombëtare ‘Margarita Xhepa’, festoi 1 vjetorin e themelimit.

Mbrëmja u mbajt me një numër të kufizuar njerëzish duke respektuar kështu masat AntiCovid.

Me këtë rast u prezantua dhe lexua nje skenar i ri për film artistik me metrazh të gjatë kushtuar kësaj Qendre si dhe Valbona Sadikaj recitoi poezinë ‘Atdheu’ e cila u prit mjaft mirë nga publiku i gjerë, përcjellë KultPlus.

Vlen të ceket se qëllimi kryesor i kësaj qendre ka të bëjë me promovimin e vlerave kulturore dhe traditave shqiptare.

Mbrëmja kaloi në një atmosferë të gëzueshme e festive. / KultPlus.com

https://www.facebook.com/assoalbania.asti/videos/653020025593135/

Të ngjajshme