‘Qytetarët Aktivë’ njoftojnë se është protokolluar kërkesa e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës që “Sunny Hill” mos të mbahet në Gërmi

1 Gusht, 2022 - 8:11 pm

Grupi “Qytetarët Aktivë” ka njoftuar se është protokolluar kërkesa e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës që Festivali “Sunny Hill” mos të mbahet në Gërmi, përcjell KultPlus.

Si arsye për këtë është përmendur dëmtimi i natyrës, biodiversitet dhe faunës në Peisazhin e Mbrojtur të Gërmisë.

Postimi i plotë i tyre:

Ju njoftojmë që sot kemi pranuar dokumentin e protokolluar të datës 13.07.2022 nr. 4008/22, lidhur me mbajtjen e Festivalit Sunnyhill në Gërmi nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, të cilët kanë rekomanduar të shqyrtohet dhe të mbahet në një lokacion tjetër ky festival e JO në Peizazhin e Mbrojtur të Gërmisë, për të mos dëmtuar biodiversitetin dhe llojet e egra strikt të mbrojtura të florës dhe faunës.

Njëkohësisht kanë njoftuar si në vijim me datën 13.07.2022:

Donika Çetta – Drejtoria e Parqeve

Alban Zogaj – Nënkryetar i Komunës së Prishtinës

Arta Balaj – Drejtoria e Kulturës

Klodeta Krasniqi – Shefe e Kabinetit të Ministrit të Kulturës, Rinisë,Sportit MKRS

Linda Çavdarbasha – Zëvendësministre MMPHI

Rineta Jashari – Shefe e Kabinetit të Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, Infrastrukturë MMHI

Me respekt,

Qytetarët Aktivë / KultPlus.com

Të ngjajshme