Radio stacionet po e bojkotojnë Michael Jacksonin, por këngët po i rikthehen në top listat botërore

11 Mars, 2019 - 9:01 am

Pas një dokumentari të diskutueshëm për mënyrën se si mbreti i Popit pretendohej se abuzonte me djemtë, disa radio stacione vendosën të ndalonin të ekzekutonin muzikën e tij dhe nuk do të ketë më episode të serisë së Simpsons ku dëgjohet zëri i tij.

Megjithatë, Michael Jackson ka arritur tashmë një ngritje të madhe në listat më të mira muzikore të Britanisë së Madhe.

Albumi i tij i parë, “Number Ones”, u ngrit në vendin e 23-të nga i 87 dhe “The Essential Michael Jackson” arriti të pozicionin e 76-të, ndërsa “Thriller” në të 133-tin dhe “Bad” në 142-tin.

Michael Jackson (Foto by Phil Walter/Getty Images/Guliver)

Kujtojmë, dokumentari i Dan Reid për këngëtarin e ndjerë provokoi zemërim publik dhe disa radio stacione nga Zelanda e Re dhe Kanada larguan hitet e Jacksonit nga listat e tyre të dëgjimit. Gjithashtu, një nga episodet më të vjetra në të cilat dëgjohet zëri origjinal i Michael Jackson nuk do të transmetohet, sipas prodhuesit të serisë.

Në dokumentarin “Leaving Neverland “, dy burra të rritur thonë se këngëtari kishte abuzuar kur ishin shtatë, përkatësisht dhjetë vjeç në fillim të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar.

Nga ana tjetër, pasardhësit e këngëtarit mohuan këto akuza, duke argumentuar se ishte “një përpjekje e padëgjuar dhe patetike për të përdorur Jacksonin për të përfituar të holla”.

Michael Jackson, i cili vdiq në vitin 2009, u lirua në vitin 2005 nga akuzat për të ngacmim të një djalë 13-vjeçar në fermën e tij në Kaliforni. Në vitin 1994, ai zgjidhi një padi për abuzim seksual të një tjetër 13-vjeçari./Telegrafi/ KultPlus.com

Të ngjajshme