RAVE është bashkuar me Micro Club për të krijuar një kanal krejt të ri të eksplorimit muzikor te artistëve Bulgar

10 Mars, 2021 - 10:00 am

Për mbi 23 vjet, DJ Versus mund ta gjeni në çdo club dhe evente te ngjarjeve te ndryshme në Bullgari, si dhe jashtë vendit.

Aventurat muzikore të Versus rrjedhin nga mosha e tij e brishtë 14-vjeçare e adoleshencës dhe janë të lidhura me mjedisin në të cilin ai u rrit. Në atë kohë, babai i tij kishte një kompani e cila prodhonte pajisje audio dhe DJ, dhe ai ishte gjithashtu një muzikant, muzika u bë jeta dhe fati i të gjithë familjes.

Vetë Versus e filloi udhëtimin e tij duke dëgjuar shumë muzikë dhe duke eksperimentuar. I rrëmbyer plotësisht nga muzika  madhështore që nga fëmijëria, ai gradualisht zhvilloi një karrierë solide të muzikës DJ. Që nga fundi i shekullit 20 e deri më sot, ai mund të konsiderohet si një artist e producent të muzikës elektronike.

Ndërkohë ai është ftuar në vende te ndryshme të botës për të performuar.

Një element tjetër thelbësor i biografisë së DJ Versus është UTOPIA – e bashkëthemeluar me DJ Smooke. 

Ndërsa jetonte jetën e vrullshme të natës të një DJ, Versus gjithashtu kalon shumë orë në studion e tij, duke punuar ne muzikë. Por aspektet e lidhura me muzikën nuk mbarojnë këtu, përveç ndërtimit të një karriere të suksesshme dhe të shkëlqyeshme muzikore, DJ Versus është gjithashtu pronari i kompanisë së prodhimit të pajisjeve audio, ndriçuese dhe DJ të Hitex Pro – pro

Nëse do ta përmbledhim jetën e DJ Versus me një fjalë të vetme, do të jetë MUZIKA.

Na ndiqni në faqen zyrtare të Rave Travel, Win Music Freedom dhe KultPlus këtë të diel nga ora 21:00. / KultPlus.com

Të ngjajshme