‘Rich Men North of Richmond’ edhe në toplistën kryesore amerikane

22 Gusht, 2023 - 9:31 am

Hiti viral i Oliver Anthony-së, “Rich Men North of Richmond” tash e ka pushtuar edhe toplistën kryesore amerikane, Billboard Hot 100.

Kjo këngë do të debutojë në vendin e parë, ndonëse nuk i ka as dy javë që është publikuar në YouTube, ku edhe e ka marrë dhenë.

Kënga i ka ndarë edhe njëherë krahët, të majtën dhe të djathtën, ku mesazhi socio-politik është përcjellë me kritika nga këta të parët e me përkrahje masive nga këta të dytët.

Ai është bërë artisti i parë që debuton nga “asgjëja” në vendin e parë, pa pasur ndonjë prezencë të mëhershme në toplista./KlanKosova/KultPlus.com

Të ngjajshme