Rita Ndoci: Një këngë me motrën dhe një CD me jare shkodrane

16 Nëntor, 2020 - 5:29 pm

Artistja Rita Ndoci, prej vitesh jeton në Gjermani ku e ka gjetur veten në fushën e përkthimit. Ajo ka studion e saj si përkthyese dhe ndihet mjaft e realizuar si grua, nënë dhe bashkëshorte.

Me humorin që e karakterizon shkodrania Rita Ndoci tregon disa detaje nga jeta e saj në Gjermani në një intervistë për “Alb Uk”.

“Ndihem e realizuar dhe mendoj se çdo ditë që më sjell jeta mundohem të realizoj veten dhe kjo më bën të ndihem mirë me veten, familjen dhe miqtë, të cilëve i kushtoj gjithmonë kohë. Nuk harroj të kaloj kohë edhe me shqiptarë kudo në botë nëpërmjet rrjeteve sociale.”

Rita Ndoci tregon se ka arritur të krijoi një arkivë personale me materiale nga karriera e saj e mëparshme në Shqipëri, në mënyrë që kjo pjesë e jetës saj të mos mbetet në harresë.

“Kur u ktheva në Tiranë në vitin 2001, mendova ta shfrytëzoj për të shkuar tek Arkiva dhe të marr materialet e mia. Kur shkova atje, falë memories sime arrita t’i saktësoj datat dhe minutat kur kam interpretuar. Kisha rolet e mia në muzikë dhe aktrim.”

Ajo tregon se pavarësisht karrierës saj në art, nuk ka pasur probleme që ta gjej veten edhe në një fushë tjetër siç është përkthimi.

“Jeta të ofron shumë mundësi dhe ndaj duhet të përdorësh momentin e duhur për çdo gjë. Në Gjermani unë e gjeta veten duke u marrë me përkthim. Kam një zyrë përkthimi dhe ndihem shumë mirë, punoj në zyrën time dhe ndihem mjaft e realizuar”.

Kur kemi qenë në një audiencë me Papën, kur na takoi të gjithëve unë isha në mes dhe kur më dha dorën tha “Po ti prej nga vjen?”, në italisht. Unë i thash vij nga Shkodra, “Da Scuteri”. Më pa dhe tha: Jo Scuteri, qytet katolik martir” dhe nuk ma lëshonte dorën. Që nga ai moment mua më ka ndryshuar jeta. Në atë kohë erdha në jug të Gjermanisë dhe nisa të bashkëpunoj me një shkodran në Gjermani dhe aty u bëra sërish e zonja e vetes, si para viteve ’90.  Të mësoja gjermanishten nuk ishte aspak e lehtë.”

E pyetur për planet që ka në muzikë Rita Ndoci thotë se po përgatit një album me muzikë shkodrane. “Planet e momentin janë për një bashkëpunim me motrën, Julin. Gjithashtu kam në plan të bëj një CD me të gjitha jaret shkodranet. Si dhe dua t’ju them se do kemi një kthim të katërt, bashkë me motrën Julin, vëllain dhe me bashkëshorten e Frederikut. Sipas Rita Ndocit asgjë nuk është e pamundur, mjafton dëshirë dhe vullnet.”/alb/KultPlus.com

Të ngjajshme