Rita Ora do performojë në eventin e Princit Harry

11 Gusht, 2023 - 6:20 pm

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora është përzgjedhur që të performojë në ceremoninë e mbylljes së lojërave “Invictus Games 2023”, që organizohet nga Princi Harry.

Kjo ceremoni zhvillohet në Dusseldorf të Gjermanisë, ku pritet që princi të mbajë një fjalim emocionues.Lojërat “Invictus” janë sporte për gratë dhe ushtarakët e plagosur, të lënduar dhe të sëmurë.

Princ Harry luajti një rol të rëndësishem në vitin 2014, ku solli këto lojëra në Mbretërinë e Bashkuar në të cilën morën pjesë 300 konkurentë nga 13 vende të botës.

Të ngjajshme