Rita Ora me koncert në Tiranë: Arrita për një udhëtim që më është aq afër zemrës

5 Shtator, 2022 - 11:57 am

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka arritur tashmë në Tiranë, shkruan KultPlus.

Të martën, në Javën e Kulturës Britanike, ajo do të performojë në sheshin Skënderbej, në një koncert falas për të gjithë qytetarët, por takimin e parë ajo e ka bërë dje me studentët e Liceut Artistik.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo ka bërë të ditur se këto ditë do të jenë ditë të mrekullueshme dhe ajo mezi po pret që këtë udhëtim ta ndaj me qytetarët.

“Dje zbrita në Shqipëri për një udhëtim që më është aq afër zemrës dhe do të thotë shumë për mua. Tirana feston shpalljen “Kryeqytet Rinor i Evropës 2022!”. E nisëm ditën duke vizituar shkollën e muzikës Liceu ‘Jordan Misja’ dhe e përfunduam duke darkuar me kryebashkiakun @erionveliaj në bashki. Do të jenë disa ditë të mrekullueshme dhe mezi pres ta ndaj këtë udhëtim me ju”, ka shkruar ajo. / KultPlus.com

Të ngjajshme