Rita Ora në skenë me Andrew Watt, ndez Miamin (FOTO)

27 Shkurt, 2018 - 1:08 pm

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora kohëve të fundit ka qenë pjesë e udhëtimeve të shumta për të dhënë performanca të mahnitshme publikut anë e kënd botës. Së fundmi ajo ka udhëtuar në Miami të Floridës, atje ku ka krijuar një atmosferë të veçantë me rokerin Andrew Watt, shkruan KultPlus.


Ka një kohë të gjatë që flitet për lidhjen e Rita Orës me rokerin Andrew Watt, mirëpo së fundmi kanë qarkulluar shumë fotografi të tyre së bashku. Ndërsa në Miami, atje kanë bërë paraqitjen e parë së bashku në skenë. Derisa Rita Ora ka interpretuar disa nga hitet e saj të famshme, Andrew Watt e ka përcjellur atë në kitarë. /KultPlus.com

Të ngjajshme