Rita Ora vlerësohet me tre disqe platini në Australi

16 Mars, 2021 - 7:56 pm

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është vlerësuar me tre disqe platini në Australi, shkruan KultPlus.

Këtë Ora e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Twitter ku ka falënderuar ekipin e saj për punën e palodhshme.

“Falenderoj ekipin tim të mrekullueshëm të Warner Music Australia. Multi platinum! Faleminderit për punën e palodhur  dhe përkushtimin ndaj meje”, shkruan ajo.

Rita Ora ndodhet në Australi prej disa javësh ku po pregatitet për të marrë pjesë si gjyqtare ne talent shown “The Voice”./ KultPlus.com

Të ngjajshme