займ на карту онлайн потребительский кредит

Rona Nishliu këndon këngën ‘Suus’ në Spanjë (VIDEO)

8 Tetor, 2018 - 11:04 am

Këngëtarja shqiptare, Rona Nishliu, ishte e pranishme në kongresin e 13-të të fansave spanjollë të Eurovision-it, para të cilëve performoi këngën Suus.

Rona Nishliu është përfaqësuesja e parë e ftuar në kongresin e përvitshëm të organizatës së fansave të Eurosong në Spanjë. Ajo u prit me ovacione e duartrokitje të gjatë, njejtë si në prezantimin e saj para 6 vitesh në Baku (2012).

Në këtë kongres ajo po ashtu u shpreh se do rikthej në Eurovizion për të përfaqësuar Kosovën.

Në Dhjetor 2011, Rona Nishliu mori pjesë në Festivalin e 50-të të RTSH-së me këngën “Suus”. “Suus” ishte kënga fituese, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision në vitin 2012. Rona Nishliu arriti deri në finale ku zuri vendin e pestë./ KultPlus.com

Të ngjajshme