Rona Nishliu nesër “Me motivet tona” në Vjenë

14 Mars, 2019 - 3:30 pm

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri organizojnë jazz-koncertin e Rona Nishliut “Me Motivet Tona”,  shkruan KultPlus.

Projekti ‘Me Motivet Tona’ është cikli përfundimtar i kërkimit dhe transformimit që Rona Nishliu ka aplikuar për klasikët e muzikës urbane shqiptare, që daton që nga fundi i shekullit të 14-të. Ajo filloi kërkimin e saj personal të rrënjëve të trashëgimisë muzikore shqiptare, të emocioneve origjinale ose të mëkateve që çuan në krijimin e këngëve, në kuadrin pothuajse akademik të eksperimentimit duo në piano dhe vokale, tani është pjekur në një shfaqje muzikore që tejkalon përmbajtjen tradicionale përmes bashkimit me Free Jazz, Trip Hop dhe Soul, duke ofruar një përzierje unike dhe freskuese të tingujve të Ballkanit.

Ky koncert do të mbahet nesër në Kabarett Vindobona Wallensteinplatz 6, 1200 Wien.

Hyrja është falas por për shkak të numrit të kufizuar të biletave, duhet të lajmëroheni në  e-mail: [email protected]/ KultPlus.com

Të ngjajshme