Rosalia, senzacioni botëror mes muzikës moderne dhe flamengos

16 Shkurt, 2020 - 6:55 pm

Rosalia së fundmi është një prej këngëtareve më të mira nga Spanja, e cila po e pushton tregun muzikor në Evropë dhe më gjerë.

Rosalia, veç 26 vjeçare, është një ndërthurje mes ritmeve flamengo por edhe muzikës moderne.

Që prej vitit 2016 kur Rosalia u fut në industri, deri sot ajo ka shënuar plot suksese dhe është idolli i shumë njerëzve gjithandej nëpër botë.

Së fundmi ajo fitoi Grammy për ‘El Mar Querer’, ndërsa këngët e saj ‘Di ni nombre’ e ‘Malamente’ janë gjithandej nëpër toplista.

Rosalia po konsiderohet si një zë i veçantë në industrinë muzikore, ndërsa ka shpresë që ajo do të bashkëpunojë me Billie Eilish, shkruan KultPlus.

Në filmin ‘Dolor y Gloria’, Rosalia ka një rol të vogël por krahas Penelope Cruz dhe Antonio Banderas. Ajo është haptazi kundër partisë së djathtë VOX në Spanjë, dhe ka dalë disa herë publikisht kundër politikave të kësaj lëvizjeje.

Influencat e saj më të mëdha janë Camaron de la Isla, James Blake dhe Nina de los Peines. Ajo madje para pak kohe performoi edhe në Grammy Awards, njëjtë ku performoi edhe Dua Lipa.

Rosalia po komentohet pozitivisht për mënyrën se si ajo po e përqafon kulturën prej nga vjen duke miksuar stilet e ndryshme të muzikës. Në balada ajo shquhet për fuqinë e vokalit ndërsa shkruan edhe tekste vet, çka e bën më të veçantë transmetimin e emocionit. / KultPlus.com

Të ngjajshme