Rreth 150 radio-stacione do luajnë këngën e John Lennon

4 Mars, 2022 - 9:30 am

Në shenjë solidariteti me Ukrainën, rreth 150 radio publike në Evropë do të luajnë këngën e John Lennon “Give Peace a Chance” të premten në mëngjes.

Në më shumë se 25 vende, duke përfshirë Ukrainën, e cila u sulmua nga Rusia, kënga duhet të luhet në orën 08:45 të mëngjesit sipas orës qendrore evropiane njoftoi Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) të enjten në mbrëmje, shkruan Bild, përcjell rtv21.tv

Kënga “Give Peace a Chance”, e lëshuar nga Plastic Ono Band në vitin 1969, u regjistrua në një dhomë hoteli në Kanada nga John Lennon dhe gruaja e tij Yoko Ono.

Fillimisht ajo ishte bërë kënga e kundërshtarëve të Luftës së Vietnamit.

E themeluar në vitin 1950 dhe me qendër në Gjenevë, EBU është aleanca më e madhe e mediave publike në botë me 113 anëtarë në 56 vende. EBU kryesisht njihet nga audienca e gjerë përmes festivalit të këngës Eurovision./ KultPlus.com

Të ngjajshme