RTSH, mikpritëse e Konkursit Ndërkombëtar të Dirigjentëve

1 Mars, 2019 - 2:00 pm

Shqipëria  bëhet mikpritëse e një konkursi  krejt të veçantë e të pazakontë për mjedisin tonë muzikor : Konkursit Ndërkombëtar të Dirigjentëve.  Ka udhëtuar më parë  ky konkurs në  Itali, Francë, Hungari  e të tjerë, në  çatitë muzikore më të njohurat  e botës. Sigurisht që  garancia artistike që  jep Orkestra Simfonike e RTSH-së bëri të mundur që RTSH të jetë mikrpritës i një aktiviteti me përmasa  shumë të mëdha e që domosdo do të lërë gjurmë në jetën  artistike të vendit.

Per kete qellim Orkestra Simfonike e RTSH-së në bashkëpunim me Agjensinë Ndërkombëtare të Artistëve Studiomusica të Hungarisë  po punojnë prej kohësh  për të realizuar  një veprimtari të denjë e prestigjoze , duke  qenë në mbështetje të performancës së dirigjentëve që do jenë pjesmarrës nga vende të ndryshme të botës. Në datat 2 deri më 8 mars  ky formacion artistik, do të jetë në vëmendjen e publikut artdashës   permes kesaj ngjarjeje të  veçantë artistike. Pas përfundimit me sukses të fazës së parë konkurruese, do të zhvillohet faza finale e këtij konkursi ndërkombëtar i cili do të konceptohet në formën e koncerteve . E gjitha kjo ngjarje e madhe artistike do të ketë si bazë realizimi : Orkestrën Simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar. Ky asset i  vyer i këtij institucioni, ka  rastin të  afishojë edhe një herë  aftësitë dhe performancën e lartë artistike, por edhe të dëshmojë se zgjedhja e tij nuk ishte e rastësishme.

Gjatë këtyre ditëve konkurrentët do të prezantohen  kryeveprat e muzikës botërore si:

P.I. Tchaikovsky: Serenatë për vargjet në C major op. 48
L. van Beethoven: Overture “Prometeu”
Ë. A. ​​Mozart: Symphony 39 në banesë K 543
G. Rossini: Sinfonia nga “Il barbiere di Siviglia” (Ricordi Edicioni kritik nga A. Zedda)
L. van Beethoven: Symphony n ° 5 Lëvizja e parë, e tretë dhe e katërt
S. Prokofiev: Sinfonia nr. 1 në D major “Klasike” Op. 25

Përzgjedhja  e çmimeve fituese do të realizohet nga juria profesioniste ndërkombëtare ku marin pjesë personalitete të shquara në këtë fushë si:  Zhani Ciko (Shqipëri), Kryetar i jurisë, Bernt E. Bauge (Norvegji), Kryeshef Ekzekutiv, Bergen Philharmonic Orchestra; Maurizio Cocciolito (Itali), Drejtor Artistik, Solisti Aquilani; Géza Kovács (Hungari), President i Orkestrës Kombëtare të Radios Kombëtare Hungareze; Vittorio Parisi (Itali), Drejtues  i Konservatorit Giuseppe Verdi në Milano.

Pas përfundimit të konkursit do të shpallen tri çmime fituese të cilëve do t’u jepet mundësia për t’u prezantuar në koncerte me Orkestrat Simfonike më në zë në Europe si: Orkestra Filarmonike e Bergen (Norvegji),  Manila Symphony Orchestra (Filipine), Orkestra e Dhomës Comunidad Valenciana (Spanjë), Orkestra Simfonike e Budapestit MAV (Hungari),  Orkestra Simfonike e Lindjes së Largët, Khabarovsk (Rusi).

Të ngjajshme