Sam Smith ka kërkuar nga fansat e tij qe t’i drejtohen me ‘ata’ në vend të ‘ai’

16 Shtator, 2019 - 7:30 pm

Kjo gjë mund të duket paksa konfuze, por në fakt nuk është aspak. Sam Smith kohë më parë është deklaruar rreth orientimit të tij seksual, duke pohuar se është homoseksual, shkruan KultPlus.

Tash së fundi ai përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Instagram, iu është drejtuar fansave të tij duke shkruar:

”Sot është një ditë e mirë kështu që ja ku po e them këtu. Unë kam vendosur që unë jam duke ndryshuar përemrat e mi në ‘’e tyre/ata’’ pas një jetë të tërë në luftë me veten dhe gjinisë sime, kam vendosur të pranoj veten për atë që jam, brenda dhe jashtë. Jam i entuziazmuar dhe i privilegjuar të rrethohem nga njerëz që më mbështesin këtë vendim, por isha shumë nervoz për këtë sepse më intereson shumë për atë që mendojnë njerëzit, por në djall shkofshin! E kuptoj se do të ketë shumë gabime dhe keqkuptime sa i përket gjinise, por ajo për të cilen ju lutem, është të provoni. Shpresoj se mund të më shihni ashtu siç e shoh veten tani.

Faleminderit!”

Sam Smith është njëri ndër këngëtarët më të famshëm britanez. Hitet e tij më të mëdha janë ‘’I’m not the only one’’, ‘’Stay with me’’, ‘’Lay me down’’ etj./KultPlus.com

Të ngjajshme