“Se ka njerëz sot dhe duan vetëm lot, s’njohin dashurinë, s’njohin mirësinë” (VIDEO)

19 Tetor, 2022 - 11:47 am



Elsa Lila, këngëtarja që me zërin e saj bëri për vete një publik të gjerë edhe jashtë trojeve shqiptare, vazhdon të dëgjohet edhe sot, por njëkohësisht kohë pas kohe ajo sjell projekte të reja, gjithmonë të mirëpritura nga adhuruesit e saj, shkruan KultPlus.

Elsa Lila, bijë artistesh klasikë, u familjarizua shumë shpejt me evenimentet e rëndësishme artistike duke marrë pjesë në aktivitetet që organizonte i ati (Edmond Lila një tenor me reputacion të spikatur ndërkombëtar). Talenti i saj zbulohet nga kompozitori Valentin Veizi gjatë Festivalit të Fëmijëve në Tiranë.

Në vitin 1997 ajo ndjek të atin në Itali, vit në të cilin tragjikisht humbet dhe të ëmën. Ajo i ka dedikuar një këngë mamasë së saj. Më pas atdheu i saj i dytë u bë Italia ku dhe ajo është këngëtarja e vetme shqiptare pas Ana Oxa-s që ka marrë pjesë ne Festivalet e Këngës në Itali (Festival di Sanremo).

Në Dhjetor 1996, Elsa Lila merr pjesë në Festivali i 35-të në RTSH me këngën “Pyes Lotin” dhe fiton çmimin e parë me këngën e kompozuar nga Valentin Veizi.

Kjo këngë edhe sot mbetet ndër më të pëlqyerat nga publiku dhe KultPlus po ju risjell sot bashkë me tekst.

Pyes lotin

Të flisja gjuhët e gjithë botës
e të mos ndjeja dashurinë
do isha si një gur i heshtur
këmbanë harruar në vetmi.


Të gjithë pasurinë e ndaja
të mos shihja varfëri
të digjej trupin do ta falja
e le të bëhej hi.


Së ëndrrat edhe shpresat
pa dashurinë janë thjesht një iluzion
ndaj dua o njeri, t’i fal pak dashuri
pa të çfarë është kjo botë, a e kupton?


(refren)
Se loti që pikon, një zemër lëndon
i vogël na duket, i madh sa një glob
o botë e di se ç’të mundon
se ka njerëz sot dhe duan vetëm lot
s’njohin dashurinë, s’njohin mirësinë.

———–

Të flisja gjuhët e gjithë botës
e të mos ndjeja dashurinë
do isha si një gur i heshtur
këmbanë harruar në vetmi.


Të gjithë pasurinë e ndaja
të mos shihja varfëri
të digjej trupin do ta falja
e le të bëhej hi.


(Refreni)
Dashuria, ëndrra, shpresa
kë të zgjidhja nga të tria
dhe një natë lotin pyeta
mu përgjigj… Dashuria.
/ KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=55ZHoh7VDsw

Të ngjajshme