Së shpejti “Llafe, llafe”, kënga e re e Dafina Zeqirit në bashkëpunim me Lyrical Son

5 Gusht, 2021 - 10:01 pm

Dafina Zeqiri do të publikojë së shpejti këngën e saj më të re e cila do të jetë pjesë e albumit “Dafinë Moj”.

Vetë këngëtarja e famshme e ka bërë të ditur lajmin për këngën më të re, të cilën do ta sjellë në bashkëpunim me reperin, Lyrical Son.

Ajo ka njoftuar se kënga do të titullohet “Llafe, llafe”, derisa videoklipi i këngës është pothuajse i kryer.

Kënga e fundit e Dafinës me videoklip ishte “Happy Birthday”, e cila u publikua tri javë më parë. / KultPlus.com

Të ngjajshme