займ на карту онлайн потребительский кредит

Selena Gomez do të mbledhë fonde për shërbimet e shëndetit mendor

25 Korrik, 2020 - 9:26 pm

Këngëtarja e njohur së bashku me kompaninë e saj për kozmetikë “Rare Beauty” është zotuar se do të mbledhë 100 milionë dollarë për të përkrahur ata të cilët kanë nevojë për shërbime të shëndetit mendor.

“Jam shumë e lumtur që jam e rrethuar nga një ekip i cili më ka ndihmuar që të themeloj Fondin Rare Impact” tha Gomez në një deklaratë. “Që nga nisja e këtij brendi, kemi dashur të gjejmë mënyra se si t’ia kthejmë komunitetin të mirat dhe të përkrahim njerëzit që kanë nevojë për shërbimet e shëndetit mendor, shërbime të cilat kanë pasur ndikim të madh në jetën time”, ka shtuar ajo.

Ajo ka thënë se Rare Beauty dëshiron të ndihmojë njerëzit që të ndihen më të lidhur me njëri-tjetrin dhe më pak të vetmuar në botë. “Fondi Rare Impact do të ndikojë në shumë jetë, dhe përfundimisht do të bëjë ndryshim për të mirë në botë. Mburrem me punën që kemi filluar të bëjmë me partnerët tanë në mënyrë që t’ju ofrojmë këto shërbime çdo kujt që ka nevojë”, shkruan NME.

Një deklaratë e postuar në faqen e Instagramit të Rare Beauty thuhet: “Qëllimi ynë me Rare Impact Fund është të mbledhim 100 milionë dollarë brenda 10 viteve të ardhshme në mënyrë që të kemi më shumë burime të ndihmës në shëndetin mendor. 1% i shitjeve vjetore të Rare Beauty do të shkojnë në Fondin Rare Impact. Pos kësaj, do të rrisim fondet me shumë partnerë filantropë për të arritur qëllimin tonë”, transmeton KOHA.

Posti përfundoi duke cekur: “Së bashku, jemi më të mirë, sepse e dimë që nuk mund ta bëjmë këtë të vetëm. Andaj e kemi themeluar Këshillin për Shëndet mendor të Rare Beauty që përbëhet nga ekspertë dhe profesionalë që do të na ndihmojnë në punën tonë”. /KultPlus.com

Të ngjajshme