Selena Gomez për herë të parë pjesë e ‘Saturday Night Live’

8 Maj, 2022 - 11:30 am

Për herë të parë, Selena Gomez do të bëjë debutimin si nikoqire në Saturday Night Live të shtunën, më 14 maj.

“Mami … Unë mendoj se ia kam dalë”, shkroi aktorja në Instagram.

Ylli i ” The Only Murders in the Building ” shtoi se ajo është “shumë mirënjohëse dhe kaq e emocionuar” për të qenë pjesë e “Saturday Night Live”.

Seriali i ri i Gomez, “Only Murders in The Building”, do të shfaqet premierë më 28 qershor. Shfaqja është pritur me sukses të madh dhe në të luajnë veteranët e SNL, Steve Martin dhe Martin Short, të cilët mund të paraqiten gjatë episodit të Selenës dhe monologut hapës. Për sezonin e dytë, seriali ka shtuar aktoret Amy Schumer dhe Cara Delevingne./21Media/ KultPlus.com

Të ngjajshme