Shawn Mendes anulon koncertin në Brazil

1 Dhjetor, 2019 - 4:30 pm

Shawn Mendes ka njoftuar se është i detyruar të anulojë koncertin e tij në Sao Paulo, Brazil, si shkak i sëmundjes shkruan KultPlus.com

Këngëtari 21 vjeçar ishte tek mjeku të shtunën dhe njoftimi u bë menjëherë pas kësaj teksa ka njoftuar se është diagnostifikuar me një infeksion të sinusit.

Shawn e bëri një postim në Twitter duke shkruar: “Më vjen keq”.

Këtu keni postimin e tij të plotë:

“Sao Paulo, më vjen keq për këtë që do të them por sot u zgjova duke u ndjerë i sëmurë dhe zbulova se kam laringjit dhe një infeksion të sinusit i cili më ka shkaktuar ënjtje të litarëve të zërit. Mjekët më thanë që nuk mund të performoj sepse rrezikoj zërin tim. Ju dua shumë dhe kërkoj falje por do ta plotësoj këtë datë së shpejti”.


Të ngjajshme