Shitet kitara që Johnny Ramone e kishte përdorur për 20 vjet

2 Tetor, 2021 - 9:46 pm

Një kitarë të cilën e kishte përdorur Johnny Ramone i Ramones për 20 vjet është shitur javën e kaluar për gati 800 mijë funte.

Kitara është e tipit Mosrite Ventures II 1965  dhe ishte listuar për ankand nga RR Auction muajin e kaluar.

Sipas kësaj shtëpie të ankandit, Ramone, emri i vërtetë i të cilit është John Cummings u përdor nga vitet 1977-1996 në secilën performancë LIVE.

Raportohet se Ramone e kishte përdorur këtë kitarë në një mijë e 985 performanca./KulPlus.com

Të ngjajshme