Shitjet e biletave për koncertin e Taylor Swift u anuluan mes kërkesës së lartë

18 Nëntor, 2022 - 11:04 am

Biletat për ta parë këngëtaren Taylor Swift live në koncert u shitën kaq shpejt, saqë publiku i gjerë as që pati një shans për të blerë.

Ticketmaster, kompania që shet bileta në turneun e këngëtares në SHBA, anuloi shitjen publike të enjten, duke përmendur “kërkesat jashtëzakonisht të larta për sistemet e biletave dhe inventarin e pamjaftueshëm të biletave”.

Tashmë kamë shitur më shumë se dy milionë bileta në para-shitje për grupe të zgjedhura.

Kompania është kritikuar pasi kërkesa rrëzoi faqen e saj të internetit.

“U afrova kaq shumë tre ose katër herë dhe faqja e internetit u prish”, tha mamaja Nancy Abulmagd, një nga fanset që kishte fituar lotarinë për të marrë pjesë në para-shitje.

Ajo kaloi orë të tëra të martën në një radhë virtuale, pas mijëra njerëzve të tjerë, duke u përpjekur të shënonte vende për vajzën e saj 11-vjeçare dhe miqtë, por uebsajti u rrëzua vazhdimisht dhe përfundimisht e ktheu atë me duar bosh.

“Përvoja ishte vërtet zhgënjyese”, tha 41-vjeçarja e cili jeton në New Jersey.

Firma ka fajësuar problemet për një “numër marramendës sulmesh me bot” që pushtuan faqen e saj të internetit si dhe “kërkesën e paprecedentë” për këngëtaren, e cila për herë të parë doli në skenë më 2006 dhe ka siguruar një rrjedhë të qëndrueshme hitesh që atëherë.

Albumi i fundit i Taylor Swift, Midnights, ka kryesuar listat në mbarë botën.

Të ngjajshme