Sonte në Rockuzinë do të performojë BB Poqi dhe Armadillo Band

6 Tetor, 2017 - 4:57 pm

B.B Poqi ka realizuar shumë këngë dhe shumë albume të cilat u bënë hite të mëdha në rajonin ku flitet shqip.

Këngëtari dhe autori i shumë këngëve, i cili fillimisht formoi bendin “Babillon“ me të cilin i incizoi disa këngë si “Babillon“, “Ti je një iluzion“, “Edhe një natë si kjo“ dhe e fundit “Diku pranë shtëpisë time“, më vonë ai u nda nga bendi dhe vazhdoi karrierën si solo këngëtar dhe herë pas here në bashkëpunim me band-in tjetër “Armadillo Blues Band“.

Sonte BB Poqi do të performojë në Rockuzine bashkë me Armadillo Band duke filluar nga ora 21:00. / KultPlus.com

Të ngjajshme