Sonte në Rockuzinë do të performojë Beska & Band

7 Mars, 2018 - 10:30 am

Beska & Band është një formacion i përbërë nga muziktarë të njohur nga Prizreni dhe funksionon që nga viti 2008.

Pjesëtarët e këtij formacioni kanë qenë aktiv në rok skenën kosovare që nga viti 1994, duke qenë pjesë të rok grupeve të njohura kosovare, si Hard, Menkis, Minatori, Marigona, etj, si dhe pjesë të live formacioneve dhe studio projekteve të ndryshme.

Ideja e Beska&Band lindi nga vokalisti Beska dhe tastiersiti Artani të cilët më herët kishin perfomuar së bashku. Ata e ftuan kitaristin Fisnik Hoxha duke e formuar formacionin fillestar të Beska&Band, ndërsa këtij formacioni më vonë iu bashkëngjit edhe bateristi Xhemil Gjini.

Formacioni Beska&Band është pjesë e pashmangshme e ndejave dhe ka paraqitje të rregullta në klubet e natës në Tiranë, Durrës, Vlorë, Ulqin dhe në shumë qytete të Kosovës. Grupi është i inspiruar nga muzika rok, latino rok, funk dhe blues. Anëtarët e këtij formacioni janë: Besmir Shishko, Artan Elshani, Fisnik Hoxha dhe Xhemil Gjini./ KultPlus.com

Të ngjajshme