Sonte në Shqipëri fillon Festivali ‘Kënga Magjike 2018’

5 Dhjetor, 2018 - 12:05 pm

Nata e parë gjysmëfinale mbahet sonte në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Nata e dytë mbahet nesër, e enjte, derisa finalja e madhe mbahet këtë të shtunë, 8 dhjetor.

Edhe këtë edicion emrat e mëdhenj të muzikës shqipe do të ngjiten në skenën prestigjioze derisa edhe emrat e rinj dhe talentët e zbuluara së fundi nuk mungojnë.

Këngët tanimë janë prezantuar në emisionin E Diela Shqiptare, ndërsa pritet të marrin duartrokitjet e publikut në sallë derisa performohen. / KultPlus.com

Të ngjajshme