Sonte publikohet videoklipi i këngës që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

10 Mars, 2019 - 5:00 pm

Sonte, në orën 20:00 do të publikohet premierë videoklipi i këngës “Ktheju tokës”, me të cilën Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, shkruan KultPlus.

Premierën e këtij videoklipi mund ta shikoni në ora 20:00 në Televizionin Shqiptar (Rtsh 1 HD) apo live në www.rtsh.al.

Klipi, i punuar nga Triangle Media Group, është konceptuar duke u bazuar mbi mesazhin e këngës.

Jonida Maliqi do ta prezantojë Shqipërinë me këngën “Ktheju tokës”, të cilën do ta këndojë në shqip. Kujtojmë se vitin e kaluar, Shqipëria u përfaqësua nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall”.

Datat e Eurovision 2019 janë planifikuar të mbahen më 14, 16 maj (gjysmëfinalet) dhe 18 maj (finalja) në Tel Aviv të Izraelit./KultPlus.com

Të ngjajshme