займ на карту онлайн потребительский кредит

Sopranoja shqiptare interpreton në shqip vargjet e poetit rumun Eminesku

18 Janar, 2021 - 4:33 pm

Sopranoja shqiptare Arlinda Morava, është një ndër emrat më të vlerësuar të skenës operistike rumune, prej vitesh jeton dhe ka ndërtuar karrierën e saj në Rumani.

Ajo interpretoi në mjediset e Muzeut të Artit Popullor Dr. “Nicolae Minovici” në koncertin “Mihai Eminesku – poeti i përjetësisë sonë”, kushtuar 171 vjetorit të lindjes së poetit të shquar.

Në këtë koncert sopranoja shqiptare Arlinda Morava  interpretoi vargjet e Emineskut edhe në gjuhën shqipe.

Prej disa vitesh me vendim shtetëror në Rumani dita e lindjes së poetit të shquar, Mihai Eminesku respektohet si Ditë e Kulturës Kombëtare.

Këtë vit aktivitetet përkujtimore të ditëlindjes së poetit të njohur në Rumani e më gjerë ishin të shumta.

Protagonistët e këtij aktiviteti ishin sopranoja shqiptare Arlinda Morava – pianisti Ștefan Iliescu – violonçelisti Bogdan Postolache dhe aktorja Theodora Stanciu.

Koncerti titullohej: “Mihai Eminesku- poeti i  përjetësisë sonë”.

Vargjet e Emineskut të ndërthurura me muzikën dhe interpretimin lirik dhe të fjalës artistike  përcollën një atmosferë të ndjerë dhe të përkorë. /dp/ KultPlus.com

Të ngjajshme