“Sot dua të të them më fal, asgjë më shumë njeri unë jam” (VIDEO)

26 Mars, 2020 - 10:00 pm

Elvana Gjata është njëra nga këngëtaret më të njohura në skenën artsitike mbarëshqiptare, shkruan KultPlus.com

Para rreth një viti, Elvana Gjata, mes shumë këngësh të lansuara, kishte realizuar edhe këngën “Më fal”, e cila doli të jetë shumë e pëlqyer për publikun.

“Më fal” është balada e saj e cila është interpretuar me emocione dhe me një spot të thjeshtë dhe artistik.

KultPlus, këtu ju sjell tekstin dhe videon e kësaj kënge:

S’ma fal ti…
unë e di më shumë ku të kam vrarë
nuk desha… besomë nuk desha.
S’ma fal ti…
unë s’u bëra kurrë si ti ke dasht’
si ti ke dasht’,
si ti ke dasht’
si ti ke dasht’
Si një mallkim, një mallkim

Sot dua të të them më fal
asgjë më shumë, njeri unë jam
Mos gjyko ti zemra ime, se kush e di
Ndoshta dhe më keq do bëje ti.

Harrohet, oh sa shpejt harrohet cdo e mirë
jo e keqja, jo e keqja
Mësohet, kam mësuar shumë nga cdo gabim
nuk guxoj te mendoj dhe njëherë
të lëndoj unë ty

Sot dua të të them më fal
asgjë më shumë, njeri unë jam
Mos gjyko ti zemra ime, se kush e di
Ndoshta dhe më keq do bëje ti
Ndoshta dhe më keq do bëje ti.

Mos gjyko ti zemra ime, se kush e di
Ndoshta dhe më keq do bëje ti
Ndoshta dhe më keq do bëje ti.


Të ngjajshme