Sot feston ditëlindjen Merita Halili, zëri i ëmbël i muzikës shqipe

14 Korrik, 2019 - 10:30 pm

Sot është ditëlindja e ikonës së muzikës dhe këngës shqiptare Merita Halili, e cila falë zërit të saj të mrekullueshëm dhe buzëqeshjes së ëmbël në skenë dhe ekran, ka dhuruar emocione për vite e vite me radhë.

E shpallur tashmë si “Mbretëresha e Muzikës Shqiptare’ në New York.  Ku lajmi është publikuar nga AAWO (Albanian American Women’s Organization). Merita Halili është konsideruar nga AAWO si një nga interpretueset më të mira të Shqipërisë.

E lindur në Tiranë, debutimin e saj në shkallë kombëtare e bëri në vitin 1983 në moshën 16 vjeçare kur këndoi në Festivalin Kombëtar Folklorik në qytetin e Gjirokastrës. Menjëherë më pas ajo filloi të këndonte në Radio Televizionin Shqiptar dhe si soliste në Ansamblin e Shtetit për Këngët dhe Vallet Folklorike.

Ajo u bë më shumë e njohur në vitin 1995 kur u nderua me çmimin e parë në një Festival Gala të mbajtur në Tiranë, ku morën pjesë 90 këngëtarë nga diaspora. Në korrik 1995, Merita me bashkëshortin e saj Raif Hyseni dhe vajzën e tyre erdhën në SHBA dhe u vendosën në zonën e Nju Jorkut dhe New Jersey.

Merita Halili luajti në sallat dhe ambientet më të famshme dhe prestigjioze muzikore. Merita është fituese e shumë çmimeve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Dy nga çmimet më prestigjioze kombëtare që mori nga Presidentët e Shqipërisë ishin “Ambasadore e Kombit” dhe “Mjeshtre e Madhe”/KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=tdhxmY8QZg0
Merita Halili Doli goca ne penxhere

Të ngjajshme