Sot mbush një dekadë Himni Shtetëror i Republikës së Kosovës (VIDEO)

11 Qershor, 2018 - 12:45 pm

Himni Shtetëror i Republikës së Kosovës sot mbush një dekadë nga miratimi në Kuvendin e shtetit të ri, që kishte shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008.

Himni i Kosovës, i quajtur “Evropa” është kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiqi më 11 qershor të vitit 2008.

Përveç melodisë Himni i Kosovës, “Evropa” kishte edhe tekst por një gjë e tillë nuk u lejua.

Teksti flet për atdhe-dashurinë si vend i të parëve.

Teksti i Himnit:
O mëmëdhe i dashur,
vend i trimërisë
Çerdhe e dashurisë
N’ty shqipet fluturojnë
Dhe yjet ndriçojnë
Vendi i të parëve tonë
Ti qofsh bekue për jetë e mot
O nënë e jonë
Ne të dalim zot
O mëmëdhe i dashur,
vend i trimërisë
Çerdhe e dashurisë.

Të ngjajshme