“Streets of London” jehon edhe gjysmëshekulli pas

4 Gusht, 2019 - 10:00 pm

Ralph McTelli e quan “Streets of London”-in “shkëndijën në diafragmën e tij”. Është kjo deri më sot kënga e tij më e suksesshme, më e famshme dhe më e dashur, njëra prej atyre që kanë frymëzuar shumë versione coveri kudo përreth botës. Gjysmëshekulli pas lansimit, kënga tingëllon ende po aq relevante sa ishte kur u lansua. Por pse ka një ndikim kaq afatgjatë?

“Streets of London” fare lehtë mundë të quhej “Streets of Paris”. Ishte frymëzuar pjesërisht nga të pastrehët e shtrirë përpara ngrohëseve në portat e metrosë së kryeqytetit të Francës, duke i vendosur çizmet nën koka në mënyrë që të mos u vidheshin tek flinin. Tema preku McTellin dhe njëmend ishte goditëse. “U mundova t’i prek njerëzit që i pashë nëpër rrugët e Parisit me këta tinguj”, kujton ai.

Kur e shkroi këngën, McTelli ngërtheu aty edhe vetë përvojat e tija të të rriturit në Angli dhe e ndryshoi lokacionin në titullin e saj. Por kjo nuk ishte një ode për kryeqytetin anglez. “Tregu i mbyllur” ku burri i moshuar me noshalancë “shqelmon letrat/me këpucët e tija të tejveshura” për të gjetur pemë të hedhur nga tezgat, ishte në fakt tregu i Croydonit, në Londër, afër vendit ku u rrit McTelli.

Arsyeja pse kënga ka pasur kaq jehonë të madhe është se i reflekton disa të vërteta të palëkundshme njerëzore. Më saktësisht, frikën nga të përfunduarit si të vetëm, si rrëfimi zemërthyer i plakut që rri në një kafene gjithë natën e gjatë, duke pirë çaj ngadalë dhe pastaj duke bredhur deri në shtëpi fikall vetëm… /KultPlus.com

Të ngjajshme