Sunny Hill Festival, programi ditor i emrave të mëdhenj që do të ngjiten në skenën te Liqeni i Tiranës

25 Gusht, 2022 - 8:45 pm

Nesër fillon “Sunny Hill Festival” në Tiranë.

Emra të mëdhenj do të ngjiten në skenën e Sunny Hill Tirana përballë një panorame të mrekullueshme te Liqeni Artificial i Tiranës, ku skena dhe çdo detaj tjetër tashmë është gati të mirëpresë edicionin e parë të këtij eventi muzikor në Shqipëri.

Po cilët janë artistët dhe kur do të ngjiten ata në festivalin e Dua Lipës, i cili do të zgjasë 3 mbrëmje radhazi?

Ekipi i Tirana Sunny Hill Festival ka publikuar programin ditor të festivalit që do të shtrihet përgjatë fundjavës, duke nisur nga e premtja e shtuna dhe për t’u përmbyllur të dielën.

Action Bronson, reperi i famshëm italin Fedez, Tananai por dhe artistë shqiptarë si Dren Abazi e Dafina Zeqiri do të jenë të parët që do të nisin festivalin. / KultPlus.com

Të ngjajshme