SunnyHill prezanton këngëtarin e dytë, një tjetër reper britanik

21 Maj, 2022 - 7:32 pm

Një nga festivalet më të mëdha në Evropë, SunnyHill Festival, po vazhdon prezantimin e këngëtarëve në këtë event, shkruan KultPlus.

SunnyHill njofton se këngëtari tjetër britanik, AJ Tracey, do të performojë në njërë nga datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht në Prishtinë.

“Një nga reperët britanikë më të gjithanshëm të kohës sonë do të ndezë skenën e Sunny Hill Festival 2022! AJ Tracey do të na zhvendosin të gjithëve në një dimension tjetër”, thuhet mes tjerash.

Ndërkohë edhe këngëtari tjetër britanik, Skepta është prezantuar si pjesëmarrës në SunnyHill. /KultPlus.com

Të ngjajshme