Synny Hill Festival po vjen, këto janë datat

2 Prill, 2019 - 6:34 pm

Festivali i njohur Sunny Hill i cili vitin e kaluar shënoi edicionin e parë në Prishtinë, edhe këtë vit do ta shndërrojë Prishtinën në një arenë ku performojnë yjet e njohura botërore, shkruan KultPlus.

Dua Lipa ishte emri i madh që vitin e kaluar u ngjit në skenën e vendosur në Parkun e Gërmisë në Prishtinë. Ajo për publikun këtu tha se do të kthehet sa herë që ia kërkojnë e theksoi disa herë gjatë performancës se është shumë falënderuese për përkrahjen që i kanë dhënë që nga kënga e saj e parë.

Sunny Hill Festival i cili udhëhiqet nga Dukagjin Lipa,  këtë vit vjen në fillim të gushtit. Dita e dytë, e tretë dhe e katërt e gushtit janë datat kur publiku mund të përjetojë një festival të kalibrit ndërkombëtar në Prishtinë

“2/3/4  janë datat që do ta ndezin Prishtinën”, shkruhet në njoftimin zyrtar të festivalit./ KultPlus.com

Të ngjajshme